Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga falja e borxheve përfituan vetëm qytetarët me paga të mëdha

Për disa vite sa zgjati procesi i faljes së borxheve të vjetra, përfitues nga një vendim i tillë nuk dolën qytetarët me paga të vogla, por ata me paga më të mëdha, raport KTV.

Ligji i njëjtë u shfrytëzua nga disa komuna që të falin borxhe që nuk parashiheshin, kurse ATK-së vetëm se po i rriten borxhet.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë paralajmëruar se më nuk do të ketë falje të borxheve, ndërsa për rastet sociale do të gjendet një zgjidhje.

Të dhënat e prezantuara nga Auditori i Përgjithshëm për pjesën e parë të vlefshmërisë së këtij ligji flasin për probleme në funksionimin e këtij ligji, që paraqesin shkallë reale të rrezikut për komunat dhe disa ndërmarrje publike. Ankesa të shumta ka pasur edhe nga drejtues të disa ndërmarrjeve publike.