Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vendimi për faljen e borxheve nuk pati efektin e pritur

Qeveria zgjati për dy herë afatin për faljen e borxheve të vjetra, por i njëjti vendim nuk pati rezultatin e pritur apo stimulimin e qytetarëve që t’i shlyejnë borxhet.

Pjesa më e madhe e borxheve mbeten te Administrata Tatimore e Kosovës dhe Korporata Energjetike e Kosovës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

ATK-ja gjatë këtij viti i ka falur 30.5 milionë euro borxhe, ka arkëtuar 3.5 milionë euro, ndërsa kanë përfituar 2.827 tatimpagues. Ndërsa, borxhe për periudhën 2015-‘16 janë falur 216 milionë euro, ndërsa u inkasuan 24.2 milionë euro.

Në Korporatën Energjetike të Kosovës janë të pakënaqur me interesimin e qytetarëve për t’i shlyer borxhet.

Në Ujësjellësin Rajonal “Prishtina”, nuk janë ndarë fare të kënaqur me interesimin për t’i shlyer borxhet. Me po aq borxhe ka mbetur edhe Dogana e Kosovës. Ligji në fjalë ka ndarë në dy kategori tatimpaguesit, të cilëve u është mundësuar falja e borxheve.