Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu me bashkëpunëtorë, njofton kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
Haradinaj e falënderoi kryetarin për kontributin e jashtëzakonshëm që banorët e Kukësit kanë dhënë për Kosovën, në etapat më të rëndësishme historike.
Më tej, kryeministri theksoi gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin për të gjitha temat me interes për të dyja vendet, veçmas për bashkëpunim të dyanshëm, konkretisht mes komunave kufitare.
Shehu kërkoi përkrahjen e Kosovës në projekte ekonomike të Kukësit.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Kosova do t’i mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri
-
Haradinaj u premton mbështetje bizneseve në Ferizaj
-
Haradinaj viziton zjarrfikësit, i lut që sonte të bëjnë maksimumin e tyre
-
Shprehet gatishmëri për forcimin e partneritetit Kosovë-OSBE
-
Përfaqësuesit shqiptarë të veriut takojnë Haradinajn