Shefi i delegacionit të Bashkimit Europian në Serbi, Sem Fabrizi deklaroi se BE-ja inkurajon formimin e Qeverisë së Kosovës dhe vazhdimin e dialogut midis Prishtinës e Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së. Kështu i tha ai gazetës së Beogradit, “Blic”, transmeton Koha.net.
“Unioni do të vazhdojë ta udhëheq këtë proces që e kanë vendosur Kombet e Bashkuara dhe që është mbështetur vendet anëtare të Bashkimit Europian. Përfaqësuesi i ri i lartë i BE-së e bëri të qartë se ky përbën prioritet për BE-në dhe paralajmëroi një udhëtim së shpejti në Prishtinë e Beograd. Po ashtu edhe taksa duhet të hiqet”, i ka thënë Fabrizi “Blicit”.
Artikuj të ngjashëm
-
Fabrizi: Status quo-ja nuk i konvenon as Serbisë, as Kosovës
-
Ambasadori i BE-së në Beograd pret marrëveshje të shpejtë me Kosovën
-
Fabrizi: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të vazhdojë pa vonesa
-
Fabrizi i kërkon Serbisë t'i kthehet dialogut me Kosovën, e kësaj ta anulojë taksën
-
Fabrizi: Status-quo nuk ndihmon as Serbinë, as Kosovën