Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Eurowings” garanton siguri, higjienë dhe cilësi të ajrit në kabinë

Nga data 28 qershor startojnë të gjitha fluturimet si në ardhje ashtu edhe në nisje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës 'Adem Jashari’.

Aviokompania Gjermane “Eurowings” pjesë e grupit Lufthansa është duke u kujdesur që fluturimet tuaja të jenë me sa më të sigurta dhe me standardet më të larta të higjienës në mënyrë që të arrini në destinacionin e juaj shëndosh e mirë.

“Eurowings” disponon super-filtrat e ajrit të cilët eliminojnë 99.97% të viruseve dhe baktereve.

Duke u nisur nga ky fakt, aviokompania siguron të gjithë pasagjerët e vet se përmes sistemit “HEPA” të filtrimit të ajrit, rreziku nga infektimi me koronavirus, apo nga ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse, në bordet e aeroplanëve me të cilët operon, është pothuajse ZERO.

Filtrat e përdorur në aeroplanët e “Eurowings” janë po ata që përdoren edhe në sallat e operacioneve, ku ajri duhet të jetë i cilësisë më të lartë të mundshme shkaku i rreziqeve të ndonjë infeksioni në pacientë. Çka është më e rëndësishmja: ajri i filtruar zëvendësohet në tërësi çdo 3 minuta brenda kabinës. Për më shumë ndiqeni videon në vijim.