Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Eurowings” dhe “Eurokoha” ju garantojnë siguri dhe komoditet në fluturime

Aviokompania gjermane “Eurowings”, pjesë e grupit “Lufthansa”, është duke u kujdesur që fluturimet tuaja të jenë sa më të sigurta dhe me standardet më të larta të higjienës, në mënyrë që të arrini në destinacionin tuaj shëndosh e mirë.

“Eurowings” disponon superfiltrat e ajrit, të cilët eliminojnë 99,97% të viruseve dhe baktereve.

Duke u nisur nga ky fakt, aviokompania siguron të gjithë pasagjerët e vet se përmes sistemit HEPA të filtrimit të ajrit rreziku nga infektimi me koronavirus ose nga ndonjë sëmundje tjetër ngjitëse në bordet e aeroplanëve me të cilët operon është pothuajse zero.

Filtrat e përdorur në aeroplanët e “Eurowings”-it janë po ata që përdoren edhe në sallat e operacioneve, ku ajri duhet të jetë i cilësisë më të lartë të mundshme shkaku i rreziqeve të ndonjë infeksioni në pacientë. Çka është më e rëndësishmja: ajri i filtruar zëvendësohet në tërësi çdo tre minuta brenda kabinës. Për më shumë ndiqeni videon në vijim.

(Artikull i sponsorizuar)