Deputetja shqiptare që përfaqëson Suedinë në Parlamentin Evropian, Arba Kokalari, thotë se aplikimi i dy vendeve nordike, Suedisë dhe Finlandës, për anëtarësim në NATO, ka ndodhur pas agresionit e kërcënimeve nga presidenti rus, Vladimir Putin.
“Ka kërcënuar verbalisht dhe ka dërguar dhe avionë ushtarakë që kanë kaluar kufirin suedez. Ka qenë shumë agresiv”, u shpreh ajo, raportoi “Euronews”.
Kokalari është shprehur e bindur se me anëtarësimin e këtyre dy vendeve në aleancë, NATO-ja do të jetë më e fortë, megjithëse procesi, sipas saj, mund të marrë pak kohë.
Ajo ka thënë se mënyra se si i trajton Rusia vendet fqinje, tregon se sa e rëndësishme është një NATO e fuqishme.
Përpara luftës në Ukrainë, opinioni publik në Suedi, tregon Kokalari, ka qenë i ndarë dhe shumica ka qenë kundër hyrjes në NATO.
“Pas luftës opinioni është pro NATO-s dhe shumica e partive politike e mbështesin hyrjen në NATO. Gjashtë nga tetë partitë politike në Suedi janë pro”, tha Kokalari.
-
Finlanda dhe Suedia, pa qëndrim të prerë për anëtarësim në NATO
-
Kurti pret që Suedia t’i ndihmojë Kosovës ndaj agresionit serb
-
Gjermania e bindur se Suedia do t’i bashkohet NATO-s
-
Spanja ratifikon protokollin për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
-
Rrugëtimi i Suedisë dhe Finlandës nga neutraliteti në NATO