Menjëherë pas rezultateve paraprake të zgjedhjeve për Parlamentin Europian ka reaguar eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili nuk është zgjedhur të jetë më pjesë e PE-së.
Në një postim në rrjetet sociale, Fleckenstein, i cili ka pasur edhe detyrën e raportuesit për Shqipërinë në PE, është shprehur se është një rezultat zhgënjyes për të.
Në postimin e tij, teksa i referohet rezultateve paraprake, ish-eurodeputeti gjerman Fleckestein shkruan se pavarësisht se nuk do të jetë pjesë e PE nuk do e braktisë Ballkanin Perëndimor.
“Të nderuar, sipas vlerësimeve të para, nuk do të kthehem në Parlamentin Europian. Unë do të vazhdoj të jem i lidhur ngushtë me Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Më shumë informacion javën e ardhshme”, shkruan ai/ dita.
-
Fleckenstein e Kukan iu drejtohen shqiptarëve për protestat
-
Eurodeputetët humbin durimin në Tiranë: Zonja e Parë nuk duhet të pengojë negociatat!
-
Eurodeputetët vizitë në Shqipëri: Po humbasim durimin me opozitën
-
Fleckenstein: Protestat e dhunshme joproduktive, djegia e mandateve sinjal i keq për BE-në
-
Një grup eurodeputetësh të hënën në Tiranë për të zgjidhur krizën