Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një grup eurodeputetësh të hënën në Tiranë për të zgjidhur krizën

Parlamenti Evropian dërgon një grup eurodeputetësh në Tiranë për të ngritur një urë dialogu mes opozitës dhe qeverisë.

Lajmi bëhet i ditur për gazetën “Shekulli” nga Knut Fleskenstein, raportuesit për Shqipërinë. Vendimi i opozitës shqiptare për të djegur mandatet e tyre politike, ka tërhequr vëmendjen e faktorit ndërkombëtarë.

I pari që ka reaguar për këtë sjellje të opozitës shqiptare, është Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.

Në një korrespondencë për gazetën “Shekulli”, ai ka deklaruar se, do të jetë në Tiranë, javën që vjen. Bashkë me të do të jenë edhe një grup deputetësh të grupimeve të ndryshme në Parlamentin Evropian.

Këta eurodeputetë janë edhe pjesë e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, në PE.

Edhe Fleckenstein e Kukan iu drejtohen shqiptarëve për protestat Arbëri Fleckenstein e Kukan iu drejtohen shqiptarëve për protestat

Ky është institucioni kyç, në të cilën diskutohen dhe merren vendime për vende të ndryshme të rajonit dhe të atyre jashtë Bashkimit Evropian, në mënyrë që të analizohet çdo përparim i bërë nga këto vende.

Sipas Fleckenstein, këto sjellje të Partisë Demokratike dhe të opozitës, mund të kenë ndikim tek procesi i hapjes së negociatave, të cilat do të diskutohen në muajin qershor të këtij viti.