Njëri nga banerët e vendosur të hënën pranë sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë, në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është rrëzuar si pasojë e erës së fortë.
Dy banerë të mëdhenj janë parë të jenë vendosur në shesh më 6 mars, kur edhe po shënohet 25-vjetori i Epopesë së UÇK-së.
Në njërin prej tyre shihet figura e komandantit Adem Jashari, krah të cilit është shënuar “Familja Jashari, ikonat e idealit kombëtar”.
Ndërsa, në panon tjetër është shkruar historiku i veprimtarisë së kësaj familjeje ndër vite. Në baner është shkruar gabimisht emri i babait të komandantit legjendar Adem Jashari. Në vend se të shkruhej Shaban Jashari është shkruar Shazan Jashari.


Artikuj të ngjashëm
-
27 vjet nga rënia e familjes Jashari, sot nis Epopeja
-
26 vjet nga rënia e familjes Jashari, sot nis Epopeja
-
28-vjetori i Epopesë së UÇK-së kulmon me ndezjen e zjarreve
-
Kurti: FSK-ja është kthyer në një ushtri që mund ta ketë ëndërruar vetë Adem Jashari
-
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Kurti: Ashtu siç mund t’i ketë ëndërruar komandanti Adem Jashari