Njohësi i çështjeve të emergjencave dhe bashkëthemeluesi i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka apeluar tek organet përkatëse komunale që qytetarët të njihen me pasojat nga erërat e forta, transmeton Koha.net.
Ai ka thënë se erërat e forta që kanë filluar sot dhe parashihen të vazhdojnë edhe ditët në vijim në vendin tonë, hyjnë në kategorinë e fatkeqësive natyrore, dhe si të tilla mundë të jenë mjaft të rrezikshme dhe të shkaktojnë dëme të shumta e të gjithanshme.
Për këtë arsye, ka përfunduar ai, organet përgjegjëse, drejtoritë komunale për Emergjenca dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet që me kohë të njoftojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë këtyre fenomeneve natyrore.
-
Paralajmërohen erëra të forta në Kosovë
-
Paralajmërohen erëra të forta në kryeqytet, bëhet thirrje për kujdes
-
Erëra të forta të dielën në Prishtinë, bëhet thirrje për kujdes
-
IKSHPK-ja apelon për kujdes: Shmangni fushat e hapura dhe qëndroni larg pemëve
-
Pas stuhive në Istog e Suharekë, paralajmërohen edhe stuhi të tjera