Arbëri

EQAR: Agjencia e Akreditimit përjashtohet, ka humbur autonominë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është përjashtuar të martën nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), shkruan sot Koha Ditore.

AKA në vitin 2015 ishte bërë pjesë e EQAR-it, që është regjistër i agjencive evropiane të sigurimit të cilësisë, të cilat dëshmojnë se standardet dhe procedurat e tyre janë në përputhje substanciale me parimet për sigurimin e cilësisë në Evropë.

Në vendimin për përjashtim që e ka siguruar “Koha Ditore” thuhet se Komiteti i Regjistrit ka konstatuar se pas vendimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe të u.d. të drejtoreshës së Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, kjo agjenci “ka humbur aftësinë e saj për të vepruar në mënyrë autonome”.

Ministri, Shyqiri Bytyqi, më 25 shtator të vitit të kaluar, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë (që njihet si Bordi i Agjencisë së Akreditimit), si dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Akreditim, me arsyetimin se procesi i akreditimit është përcjellë me shumë “parregullsi”.

(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.