Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka hyrë në fazën e rivlerësimit nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Ditë më parë, AKA-ja e ka dorëzuar raportin e vetëvlerësimit në ENQA. Në bazë të këtij raporti, ENQA vitin e ardhshëm do të vendosë nëse Agjencia do të vazhdojë të jetë pjesë e saj, shkruan sot Koha Ditore.
Në muajin mars një grup ekspertësh të ENQA-s do ta vizitojnë AKA-në për ta parë nga afër progresin e arritur të Agjencisë derisa vendimi përfundimtar do të merret më së largu në shtator të vitit 2019.
Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë më 19 prill ia pati zbritur Agjencisë statutin nga “anëtare me të drejta të plota” në anëtare “nën shqyrtim”. Kjo për shkak të ndërhyrjeve politike, ku ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj kishte shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë (Bordin e Agjencisë) dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të AKA-së./ Edona Kutleshi
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore
-
ENQA përjashton Agjencinë e Kosovës për Akreditim
-
Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në ENQA pritet të merret në shtator
-
ENQA nis vlerësimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim
-
Ekspertët e ENQA-s javën e ardhshme inspektojnë Agjencinë e Akreditimit
-
AKA përgatit raportin e vetëvlerësimit që do t’i dërgohet ENQA-s dhe EQAR-it