Ndotja e mjedisit është temë shumë aktuale, jo vetëm në botë, por edhe në Kosovë.
Mbrojtësit e mjedisit thonë se riciklimi i mbeturinave është çdoherë e më shumë i nevojshëm.
Riciklimi në Kosovë është selektiv dhe i rrallë në mungesë të infrastrukturës së duhur, transmeton Koha Ditore.
Megjithatë, në kryeqytet në lokalin “Anise” mund të ushqeheni në enë të riciklueshme.
Aida Rexhepi, pronare e lokalit, thotë se kostoja e kësaj iniciative është e lartë, por në të njëjtën kohë atraktive për klientë.
Ndonëse kjo është diçka e re për qytetarët në Prishtinë, komentet janë pozitive nga ata që po ushqehen në “Anise”.
Furnizimi me materiale të tilla është i vështirë, pasi përbërësit nuk gjenden lehtë në tregun kosovar.
Edhe
Banorët kërkojnë nga Komuna e Prishtinës qytet pa mbeturina
Rexhepi inkurajon edhe lokalet e tjera të vendit që të përdorin enë të tilla.
Ajo thotë se paketimet janë të certifikuara nga BE-ja, 100 % material natyral, 100 % biodegradues, prandaj edhe kostoja e tyre është më e lartë. Sipas saj, për këtë duhet ndihmë edhe nga institucionet përkatëse shtetërore, në mënyrë që të bëhet zgjerimi i një metode të tillë.
Enët janë të ndara edhe për ushqime të nxehta dhe të ftohta. E përveç enëve, pronarja e lokalit thotë se edhe ushqimi që përgatitet është i tëri bio.