Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vlerat e prezencës së manganit në ujin e liqenit të Badocit ende janë të larta, derisa ka shtuar se po vazhdon monitorimi dhe përcjellja e cilësisë.
Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka thënë se s’ka vend për panik, derisa ka përsëritur thirrjen që uji të mos përdoret për pirje, por vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton popullatën se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik. Analizat e fundit laboratorike tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja shtoi se zonat të cilat mbesin në përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije mbesin të njëjta.
-
Uji i Badocit është i sigurt për pije
-
IKSHPK: Vlera e manganit dukshëm më e ulët, por uji ende i papijshëm
-
IKSHPK-ja: Uji nga Liqeni i Badocit akoma i papijshëm
-
IKSHPK-ja: Uji nga Liqeni i Badocit, akoma i papijshëm
-
Rritja e vlerave të manganit, IKSHPK-ja apelon të mos përdoret për pije uji që vjen nga Badoci