Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ende pa përfunduar dëmtohet shtegu i ecjes në “Taukbahqe”

Ende pa përfunduar rregullimi i shtegut të ri të ecjes dhe vrapimit në lagjen "Taukbahqe” kanë ndodhur dëmtime të qëllimshme të tij.

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se në orët e para të mëngjesit janë lajmëruar nga qytetarët aktiv të lagjes se në shtegun që po shtrohet në parkun e Taukbahqes janë evidentuar nëntë mbetje të djegies së shiritëve të punimeve.

Sahatçiu ka thënë se bashkë me drejtorin e Sporteve në Prishtinë, Granit Rugova, zyrtarë të sportit e të inspektoriatit të kryeqytetit kanë parë dëmtimet dhe kanë lajmëruar policinë.

“I dënojmë veprimet e tilla huligane që pengojnë punën dhe rrezikojnë qytetarët prandaj i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

Image