Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ende mungon siguria në disa shkolla të Pejës

Në fshatin Rashiq të Pejës, objekti shkollor i paraleles së ndarë të shkollës fillore “Fan Noli” të fshatit Kryshec, që dy të dielat e fundit është thyer, demoluar dhe vjedhur në të.

Can Gashi, drejtori i shkollës fillore “Fan Noli”, thotë se për neve është shqetësuese që po na thyhet kjo shkollë që dy herë rresht, shkruan sot “Koha Ditore”. Për të dy rastet policia është njoftuar nga shkolla dhe ajo, siç thotë Gashi, ka qenë i ka marrë deklaratat dhe kanë fotografuar vendin e ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia për KD e ka konfirmuar edhe rastin e fundit që ka ndodhur të dielën në objektin e shkollës në Rashiq.

Në Drejtorinë e Arsimit, para dy viteve kur ka qenë në proces vendosja e kamerave nëpër disa shkolla, patën thënë se ndërkohë të gjitha shkollat do të pajisen me kamera të sigurisë, brenda dhe jashtë objekteve.

Në gjë e tillë nuk ka ndodhur as kësaj vere, gjatë së cilës siç pati deklaruar më herët drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, se të gjitha shkollat do të bëhen me kamera të sigurisë.

Mirëpo, Drejtoria e Arsimit nuk do të vendosë fare kamera të sigurisë në shkollat që nuk kanë, me arsyetimin se ato nuk po tregohen efikase dhe janë më shtrenjtë, pasi duhet komuna t’i paguajë vetë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.