Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emërohet raportuesi për heqjen e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

Përfaqësuesi evropian, Matjazh Nemec, u emërua raportues për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës që janë posedues të pasaportave nga Serbia.

Ai e konfirmoi emërimin përmes rrjeteve sociale dhe tha se pret një vendim të shpejtë për anulimin e vizave për serbët e Kosovës, që kanë pasaporta të lëshuara nga autoritetet serbe.

Qytetarët e Kosovës që posedojnë pasaporta të Republikës së Kosovës e gëzojnë regjimin pa viza që nga 1 janari i këtij viti.

Por, nga ky vendim u përjashtuan ata qytetarë që posedojnë pasaporta të lëshuara nga Autoriteti Koordinues, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ata u përjashtuan edhe kur u hoqën vizat për qytetarët e Serbisë, në dhjetor të vitit 2009.

Me vendimin për anulimin e vizave për Kosovën, qytetarët që kanë vetëm pasaporta serbe, mbeten të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzojnë regjim pa viza me vendet evropiane.

Edhe Në prill synohet heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë Arbëri Në prill synohet heqja e vizave për poseduesit e pasaportave serbe në Kosovë

Në nëntor të vitit 2023, Komisioni Evropian propozoi fillimin e procedurave për përfshirjen edhe të qytetarëve të Kosovës me pasaporta nga Serbia në liberalizimin e vizave.

Qeveria e Kosovës u shpreh kundër, duke thënë se është e shqetësuar për një propozim të tillë pa konsultime apo njoftime paraprake.

Prishtina zyrtare nuk i njeh pasaportat serbe të Autoritetit Koordinues, sepse konsideron se ato lëshohen nga një institucion ilegal.

“Njohja e këtyre dokumenteve cenon integrimin e komunitetit serb, dëmton përpjekjet tona afatgjate [për integrimin e serbëve]”, shkroi zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në Facebook, më 21 nëntor.

Ai, gjithashtu, tha se pjesëtarët e komunitetit serb me pasaporta të Kosovës do të mund të lëvizin lirshëm në zonën e shteteve evropiane, të njohur si Schengen.

Vendimin për heqjen ose jo të vizave e marrin Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Bashkimit Evropian.

Parlamenti Evropian përfundon punën në prill, pasi institucioni hyn në fushatë parazgjedhore për zgjedhjet evropiane që do të mbahen në qershor.

Mbetet e paqartë nëse do të ketë kohë të mjaftueshme për t’i respektuar të gjitha procedurat që vendimi për këtë të merret gjatë mandatit aktual të Parlamentit Evropian. /REL

Edhe Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë Arbëri Këshilli Evropian vendos për heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

LEXO EDHE: