Një javë pasi që e ka siguruar shumicën në Kuvend, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ende nuk e ka krijuar qeverinë lokale.
Deri tani, bazuar në njoftimet e publikuara në formë vendimesh, në sajtin zyrtar të Komunës, kryetari Ahmeti ka emëruar vetëm pesë drejtorë të drejtorive, si dhe shefen e kabinetit të tij, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTre nga këta drejtorë janë të njëjtit që kanë qenë edhe në mandatin e shkuar. Fjala është për drejtorin e Shëndetësisë, Arben Vitia, atë të Kadastrës, Nora Kelmendi, dhe drejtorin e Administratës, Muhedin Nushi, të cilët do të jenë në po këto pozita edhe për katër vjetët e ardhshëm.
Ndërsa Genc Bashota është emëruar drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm. Drejtor i ri i Urbanizmit do të jetë Ardian Olluri. Ndërkaq Diellza Kelmendi është emëruar shefe e kabinetit të Ahmetit.
Por në disa media janë publikuar edhe emra të tjerë që janë përmendur se do të jenë drejtorë të Komunës së Prishtinës nga partitë e tjera. Kështu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është thënë se do të ketë tri drejtori, dhe se në marrëveshjen e nënshkruar pak ditë më parë AAK-ja pritet të udhëheqë drejtoritë, si atë të Arsimit, Inspektoratit dhe Sportit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)