Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Emergjenca pa barna të listës esenciale, alarmin e drejtuesve të saj s’e dëgjon askush

Ndonëse është adresa kryesore ku drejtohen rastet më të rënda dhe urgjente, Klinika e Emergjencës në QKUK ka mungesë të barnave esenciale.

Janë katër lloje të barnave nga lista esenciale, të cilat kjo klinikë në vazhdimësi nuk i posedon, pavarësisht kërkesave të shumta që i bëjnë në Ministrinë e Shëndetësisë, raporton KTV.

Pacientët, por edhe familjarët, ankohen se këto lloje të këtyre medikamenteve, duhet t’i paguajnë me para nga xhepi i tyre.

Drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani, thotë se pavarësisht se Ministria e Shëndetësisë e ka obligim që edhe me Ligjin për Shërbime Emergjente t’ua sigurojë barnat e listës esenciale, nuk po e përmbush këtë kërkesë.

Sipas Lenjanit, Klinika Emergjente shumë herë është detyruar që t’i zëvendësojë barnat që i mungojnë.

Edhe Auditori gjen se në listën e barnave esenciale figurojnë edhe aso që nuk janë fare të nevojshme Arbëri Auditori gjen se në listën e barnave esenciale figurojnë edhe aso që nuk janë fare të nevojshme

Nuk është vetëm Klinika Emergjente, e cila përballet me këtë problem.

Klinikat tjera janë edhe më keq, e më mirë nuk janë as Qendrat e Mjekësisë Familjare.