Derisa në vendet e rajonit çdo dy vjet bëhen ndryshimet e nevojshme të listës esenciale të barnave, në Kosovë kjo listë nuk është ndryshuar aspak tash e gjashtë vjet.
Kjo ka bërë që rreth 30 për qind e barnave nga 288 sa janë gjithsej nuk janë të shfrytëzueshme, raporton KTV.
Andaj, Qendra Klinike Universitare e Kosovës detyrohet që nga buxheti i saj brenda një viti të shpenzojnë mbi 1 milion euro për blerje të barnave që nuk gjenden në listën esenciale.
Derisa shumë barna të tjera mjekët detyrohen që t’u kërkojnë pacientëve t’i blejnë vetë ato.
Qytetarët thonë se kjo po u kushton thuajse sa trajtimi në klinika private.
Në Shoqatën për të Drejtat e Pacientëve thonë se për realizimin e një liste funksionale, duhet të ketë kritere dhe ndryshimi i saj të bëhet në baza vjetore.
Edhe
Tash e 20 vjet, asnjëherë nuk u përmbush lista esenciale e barnave
Mosndryshimi i listës esenciale për gjashtë vjet, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka shkaktuar dëme financiare.
Ai premton se deri në fund të vitit, lista do të ndryshohet.
Përveç ndryshimit të listës esenciale të barnave, Ismaili thotë se do të rritet edhe buxheti për të, meqë këtë vit buxheti i ministrisë është rritur për 10 milionë.
-
Për ndryshimin e Listës esenciale të barnave flitet në janarin e vitit që vjen
-
Auditori gjen se në listën e barnave esenciale figurojnë edhe aso që nuk janë fare të nevojshme
-
Zyra e Auditimit gjen shumë mangësi në procesin e menaxhimit të listës së barnave esenciale
-
Ismaili thotë se Kosova mbeti në mëshirën e listës esenciale të barnave nga viti 2012