
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se ministria e Shëndetësisë ka mbetur në mëshirën e listës esenciale të barnave nga viti 2012.
Duke folur për procedurën e nisur listën e re esenciale të barnave, në Rubikon të KTV-së, Ismaili ka thënë se në këtë ministri kishte gjetur tejkalim të kontratave dhe është detyruar t’i ndërpresë.
“Në dhjetor të shkuar kam gjetur tejkalim të kontratave. Është dashur t’i ndërpresim e është shkaktuar kaos i madh. Debati i madh që ka ndodh ishte që a duhet të vendosim njëherë e përgjithmonë rregull që të kemi një sistem të mirë, apo të blejmë sa më shpejtë. Kemi vendosur rrugën më të vështirë. Të marrim çmime referente, me analiza, e të blejmë barna”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosovës i duhet listë esenciale që i takon kohës. Ka thënë se kanë përfunduar shumicën e hapave të mëdhenj dhe pret përfundim të shpejtë të saj.
-
Kosova shkëput kontratën me Serbinë për blerjen e infuzioneve, thotë Ismaili
-
Tash e 20 vjet, asnjëherë nuk u përmbush lista esenciale e barnave
-
Për ndryshimin e Listës esenciale të barnave flitet në janarin e vitit që vjen
-
Diskutohet revidimi i listës esenciale të barnave, procesi i kaluar i paqartë
-
Ismaili në mes të dëshirës për reformë dhe frikës nga projektet e mëdha