Edhe Elez Biberaj, drejtori i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, personalitet i shquar shqiptaro-amerikan, i cili në vitin 1991, shoqëroi sekretarin Amerikan të Shtetit, James Backer në vizitën e tij historike në Shqipëri, i bashkohet sot thirrjes “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” është një ndër mesazhet kryesore të manifestit të thirrur sot nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Këtë mesazh Biberaj e ka sjellë në rrjetet sociale pak orë para nisjes së manifestit, shoqëruar me një foto të marsit vitit 1991.
“Tiranë, mars 1991: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”- shkruan Biberaj, krahas fotos.

Artikuj të ngjashëm
-
35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike SHBA–Shqipëri
-
Begaj : T’i përkushtohemi vizionit për Shqipërinë e gjeneratës tjetër
-
SHBA-ja i dërgon letër Shqipërisë, përmend sigurinë globale
-
Meta uron shqiptarët: Të mobilizojmë fuqitë për të tejkaluar sfidat që kemi përpara
-
Bideni ia uron Metës 28 Nëntorin