Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutohen nga 100 euro për 46 mijë studentë

100 euro

Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të premten se është ekzekutuar pagesa e shtesës prej 100 euro për 46 mijë studentë.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët. Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta”, ka njoftuar Murati.

Ndërkohë, sipas njoftimit, një numër i konsiderueshëm i aplikantëve nuk ka përfituar nga kjo shtesë, për shkak se të dhënat nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare.

“Prandaj gjatë ditëve në vijim, do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet që janë të pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procesohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, përfundon njoftimi i ministrit.

Shtesa prej 100 euro kishin përfituar më herët edhe punëtorët e sektorit privat dhe atij publik që kanë pagë nën 1 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm