Përplasjet brenda pushtetit lokal të Malishevës, lidhur me përbërjen dhe aktivitetin e Komitetit të Politikës e Financave kanë vazhduar edhe kohët e fundit.
Kryesuesi i KK-së, Rrahim Morina, që njëherësh e kryeson edhe KPF-në, ka njoftuar se ky trup ndihmës ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt, në të cilën sipas tij nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Ekzekutivit lokal, shkruan sot “Koha Ditore”.
Madje ka pohuar se këta të fundit kanë krijuar vështirësi dhe barriera.
Nga ana tjetër zyrtarët e Qeverisë lokale kanë theksuar se nuk kanë marrë pjesë në mbledhje për faktin se ligjshmëria e themelimit dhe përbërjes së KPF-së është kontestuar nga MAPL-ja dhe se fillimisht duhet të vendoset ligjshmëria e pastaj të funksionalizohet komiteti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ministria kërkon barazi gjinore në komitetet komunale
-
Opozita akuzon pushtetin në Fushë-Kosovë për autokraci
-
Dy vendime të Kuvendit të Malishevës, niveli qendror i cilëson të kundërligjshme
-
Kontestohet përbërja e Komitetit të Politikës e Financave në Fushë-Kosovë
-
Buxheti i miratuar në Malishevë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi