Lexim të ndryshëm i kanë bërë një vendimi të MAPL-së zyrtarët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës në Fushë-Kosovë. Përderisa opozita konsideron se Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) është jofunksional dhe se sipas vendimit të MAPL-së duhet të ketë përfaqësim të drejtë të subjekteve politike në këtë organ, pushteti thotë se vendimi i kësaj ministrie e njeh funksional KPF-në.
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal ishte votuar që kjo çështje të diskutohej si pikë e rendit të ditës, por kur i kishte ardhur koha kësaj pike, këshilltarët e LDK-së, ai i AKR-së dhe i SLS-së kanë votuar që kjo të shtyhet për një seancë tjetër. Opozitarët e kanë konsideruar këtë si braktisje të seancës nga këto parti. Këshilltarët e opozitës e kanë lëshuar një komunikatë ku kanë njoftuar rreth kësaj çështjeje, shkruan sot Koha Ditore.
"Është ndërprerë të enjten seanca e Asamblesë Komunale të Fushë-Kosovës, pasi që përfaqësuesit e pushtetit kanë lëshuar mbledhjen, ku ishte e planifikuar që të implementohej Rregullorja për themelimin e Komitetit për Politikë e Financa, përkatësisht Rregullorja nr. 02/2018. Ky komitet duhet të implementohet komfor rekomandimit të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, e cila ka dërguar një vendim në adresë të asamblistit të NISMA-s, Driton Ademi", thuhet në këtë komunikatë të përbashkët të opozitës.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Kontestohet përbërja e Komitetit të Politikës e Financave në Fushë-Kosovë
-
Vlerësohet i paligjshëm vendimi i Fushë-Kosovës për t’i dhënë me qira AMF-të
-
Opozita thotë se 50 për qind e vendimeve të Fushë-Kosovës janë kthyer si të paligjshme
-
MAPL-ja nuk jep detaje për shkeljet në dy vendimet e Komunës së Fushë-Kosovës
-
Konstatohen shkelje ligjore në vendimin për themelimin e drejtorive të reja