Malishevë, 25 korrik – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kthyer prapa dy vendime të Kuvendit të Komunës së Malishevës, pasi që ka vlerësuar se ato janë në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi. Kësisoj nga organet komunale ka kërkuar rishqyrtimin e ligjshmërisë së dy akteve.
Me dy shkresa të ndara, të dërguara në adresë të kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, dhe kryesuesit të KK-së, Rrahim Morina, MAPL-ja ka sqaruar se ka pranuar për shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë dy akte komunale, përkatësisht "Vendimin nr. 02-402 nga Kuvendi i Komunës, që autorizon kryetarin e Komunës të lidhë marrëveshje me Sindikatën Komunale të Arsimit parauniversitar në Komunën e Malishevës për ndarjen e zyrave për ushtrimin e punëve dhe aktiviteteve të tyre", të miratuar me datë 27 qershor 2019; sikurse edhe "Vendimin nr.02-403 nga Kuvendi i Komunës që autorizon kryetarin e Komunës të lidhë marrëveshje me Sh.H.B.K. "Shën Tereza" për ndarjen e zyrave për ushtrimin e punëve dhe të aktiviteteve, po ashtu i miratuar më 27 qershor 2019.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")
-
Ndarja e zyrave për Kryqin e Kuq dhe arsimtarët pensionistë, e kundërligjshme
-
Buxheti i miratuar në Malishevë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi
-
MAPL-ja synon që me dy projektligje të normojë raportet me komuna dhe të rregullojë këmbimin e pronave
-
Komuna e Prishtinës fiton rastin në Kushtetuese ndaj MAPL dhe MINT
-
Vetëvendosje konsideron se dokumenti komunal u miratua duke shpërfillur ligjet