Përbërja e Komitetit të Politikës dhe Financave e Kuvendit të Komunës së Malishevës përveçqë është kontestuar më parë nga grupi i këshilltarëve të NISMA-s, tashmë është vlerësuar si i jashtëligjshëm edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Mirëpo niveli qendror këtë qëndrim e ka shprehur vetëm për shkak të mospërfaqësimit të duhur gjinor në këtë komitet obligativ komunal, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë zyrtarët e nivelit lokal kanë pohuar se do ta rishqyrtojnë këtë vendim.
MAPL-ja përmes një shkrese, dërguar në adresë të kryetarit, Ragip Begaj, dhe kryesuesit të KK-së, Rrahim Morina ka bërë të ditur se ka pranuar në shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin e KK-së së Malishevës për themelimin e KPF-së, të miratuar më 31 janar 2018. “MAPL-ja pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MAPL-së.
Me tej ky dikaster qeveritar ka sqaruar se vendimi në fjalë është në kundërshtim me Ligjin e barazisë gjinore për arsye të “mospërfaqësimit të barabartë të grave në këtë trup ndihmues të punës së Kuvendit”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ministria kërkon respektim të barazisë gjinore në komitetet obliguese
-
MAPL-ja gjen shkelje ligjore në dy vendime të Kuvendit Komunal në Shtime
-
Kuvendi i Gjakovës detyrohet ta rithemelojë Komitetin për Politikë dhe Financa
-
Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Suharekës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së
-
Ekzekutivi në Malishevë konteston ligjshmërinë e themelimit të KPF-së