Gjilan, 21 shkurt - Menaxhmenti i kompanisë së pastrimit “Eko-higjiena”, ka bërë të ditur se nuk e kanë ndër mend që t`i përfillë rekomandimet, të cilat janë dhënë nga Kuvendi Komunal i Gjilanit për kthimin e 17 punëtorëve në vendet e tyre të punës. Atyre u është shkëputur kontrata.
Senad Ramaj, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë, thotë që rekomandimet e Kuvendit Komunal të Gjilanit nuk janë vendime, ndaj nuk do t’i zbatojnë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Sipas tij, punëtorët të cilëve u është shkëputur kontrata, në rast se vlerësojnë se atyre u është bërë e padrejtë, mund t’i drejtohen Gjykatës Themelore në Gjilan dhe të kontestojnë vendimin për shkëputjen e kontratës.
Ai thotë se nuk e ka ndërmend që t’i kthejë këta punëtorë në punë dhe se i kishte propozuar komunës që këta punëtorë të punësoheshin në ndërmarrjen e re komunale “Tregu”, mirëpo ky propozim nuk ishte pranuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kontratat e punëtorëve, peng i marrëveshjes me Komunën
-
U ndërpriten kontratat e punës 24 punëtorëve të pastrimit
-
Të larguarit nga “Eco-Higjiena” në Gjilan protestojnë kundër shkëputjes së kontratave
-
Kompanitë e pastrimit të shqetësuara për mospërfshirjen në pakon emergjente të Qeverisë
-
Apeli e kthen në rishqyrtim marrëveshjen e partneritetit publiko-privat në Gjilan