21 punëtorë të kompanisë së pastrimit “Eco-Higjiena” kanë protestuar të hënën ,para Teatrit të Qytetit, duke kërkuar kthimin në vendet e punës.
Atyre u janë shkëputur kontratat nga menaxhmenti, teksa një vendim të tillë Komuna e Gjilanit e ka konsideruar si të jashtëligjshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Protestën e punëtorëve të ‘Eco-Higjiena’, sot e bën edhe me të nevojshme fakti se 17 punëtorë janë larguar nga puna në mënyrë të padrejtë dhe të paligjshme nga menaxhmenti që nga janari i këtij viti dhe ky largim po vazhdon edhe më tutje, ndërsa këtë muaj janë larguar edhe 4 punëtorë të tjerë dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 21, si dhe kemi paralajmërime se do të vazhdojë edhe më tutje”, thuhet në njoftimin e Këshillit Drejtues.
Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë protestat për realizimin e kërkesave të tyre në mënyrë që, sipas tyre, të fitojë drejtësia e cila është duke u mohuar nga ana e punëdhënësit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.