Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekipi menaxhues i AKS-së mbledh në takim kryetarët e komunave serbe

Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, si pjesë e procesit të hartimit të projekt-Statutit të Asociacionit, sot kanë biseduar me kryetarët e komunave me shumicë serbe.

Në takim, është bërë fjalë për strukturën e ardhshme organizative të Asociacionit të komunave serbe, të cilat do të rregullohen në bazë të Parimeve të përgjithshme të miratuara në Bruksel.

Sipas këtij dokumenti, Asociacioni i komunave serbe do të ketë këto organe: kuvendin, kryetarin, këshillin, bordin, administratën dhe zyrën për ankesa, raporton televizioni publik i Kosovës.

Bashkëbiseduesit kanë theksuar se është thelbësore që kompetencat e Asociacionit të komunave serbe të mbeten ashtu siç janë përcaktuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit.

U konstatua se AKS duhet që, përmes trajtimit të çështjeve me interes të përbashkët të komunave anëtare, si dhe përfaqësimin e tyre, kontribuojë në forcimin e demokracisë lokale dhe mbrojtjen e interesave të popullit serb.

Ekipi menaxhues i informoi kryetarët e komunave me aktivitetet e mëparshme dhe planet e ardhshme dhe falënderoi për ndihmën logjistike dhe profesionale që autoritetet lokale i dhanë në punën deri tani.