Ekipi i Kosovës është nisur nga Valencia në orën 7:30 të mëngjesit të së premtes, pas katër ditësh i bllokuar në këtë qytet për shkak të përmbytjeve shkatërruese që goditën rajonin të martën.
Deri tani, largimi nga Valencia ka qenë i pamundur, pasi qyteti ka qenë plotësisht i bllokuar dhe linjat e transportit urban dhe ndërurban kanë qenë jashtë funksionit. Aeroporti dhe linjat tokësore ishin të bllokuara, ndërsa raportohet se mbi 150 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë ende të zhdukur.
Ekipit të Kosovës i është dashur të gjejë rrugë alternative për t’u kthyer, duke fluturuar përmes destinacioneve të ndryshme, si Vjena, Stambolli, Tirana dhe Shkupi./ RTK
Artikuj të ngjashëm
-
Ekipi i Kosovës bllokohet në Aeroportin e Valencias pas përmbytjeve
-
Shiu dhe përmbytjet rikthehen në Valencia
-
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet në Valencia teksa përmbytjet godasin Barcelonën
-
Spanja çon edhe 500 ushtarë të tjerë në Valencia
-
Shkon në 63 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë