Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekipet e ndihmës nga Kosova mbërritën në Fier

Ekipet për shpëtim dhe ekspertët për vlerësimin e situatës të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave të Republikës së Kosovës, të cilat janë nisur sot në mëngjes me miratimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Falmur Sefaj, kanë mbërritur në qytetin e Fierit të Republikës së Shqipërisë, ku kanë filluar operacionet e shpëtimit.

“Ekipet tona të shpëtimit janë pritur nga drejtori i Emergjencave Civile të Shqipërisë, z.Shemsi Prenqi dhe bashkërisht do të veprojmë në ndërhyrje për shpëtim në vendet më të prekura në rajonin e Fierit”, thotë MPB e Kosovës përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MPB thotë se një pjesë e ekipit tonë, i cili është i përgatitur sipas standardeve evropiane nga projekti “IPA Flood” dhe në kuadër të këtij programi është duke vepruar me ekipin homolog shqiptar, ndërsa pjesa tjetër e ekipit është duke kryer operacione në fshatin Novosellë të Fierit.

Qyteti i Fierit është njëra nga zonat më të rrezikuara pas përmbytjeve, problemet më të mëdha deri më tani i ka shkaktuar dalja nga shtrati e lumit “Vjosa”.

Ky është intervenimi i dytë i Agjencisë për Menaxhim Emergjent i Republikës së Kosovës në rajon, pas ndihmës që i kanë dhënë Republikës së Maqedonisë.