Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se është duke vazhduar operacionet e çminimit në disa zona nëpër Kosovë, të cilat thuhet se paraqesin rrezikshmëri të lartë për popullatën.
“Sot komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Naim Haziri së bashku me Komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Gëzim Sada vizituan ekipet e EOD-së, në Parkun e Lirisë në Ferizaj, Babaj Bokës Gjakovë dhe në Poligonin e Demolimeve në Harilaq, për t`u dhen mbështetjen e tyre në këtë punë humanitare që janë duke e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
Më këtë rast gjeneral Haziri theksoi se falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe se ata ndihen krenar me punën e saj.
“Çdo mjet i pashpërthyer që ju e gjeni dhe e eliminoni do të thotë një jetë e shpëtuar, ju përgëzoi për punën e bërë deri më tani dhe ju uroj suksese dhe shëndet deri në eliminimin e të gjitha minave dhe mjeteve të pashpërthyera që ndodhen në Kosovë”, thuhet në njoftim.
-
FSK-ja zbarkon në Sferkë, po punon për izolimin e vatrës së zjarrit
-
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
-
Ekipi i FSK-së për herë të parë ka udhëtuar në një mision ndërkombëtar paqeje
-
Një ekip i FSK-së udhëton drejt Gazës për vlerësim paraprak
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë