Ish-udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, është e befasuar me përbërjen e Ekipit negociator.
Ky ekip, sipas saj, përveç që është jo legjitim, nuk ka një përgatitje serioze dhe një platformë të qartë për dialogun.
Tahiri, në një intervistë për KTV-në, ka thënë se duhet të gjendet një rrugë që në këtë ekip të përfshihen edhe dy partitë opozitare, LDK-ja dhe Vetëvendosja, e si zgjidhje për gjithëpërfshirje në këtë proces, e sheh formimin e një qeverie uniteti.
Ideja për shkëmbim territoresh, sipas Tahirit, nuk është e presidentit Hashim Thaçi, por është ide e vjetër serbo-ruse.
Sipas saj, në kohën sa udhëhiqte bisedimet në Bruksel, ka pasur tendenca jozyrtare nga pala serbe që të përfshihen kufijtë.
Edhe
Ish-kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë nuk pret marrëveshje të shpejtë
Sipas Tahirit, presidenti Thaçi ka hyrë në skenarë të rrezikshëm për vendin, derisa thotë se po manipulon me përkrahjen e SHBA-së.
Tahiri ka thënë se Kosova dhe qytetarët e saj nuk duhet të lejojnë që të ndodhë ndryshimi i kufijve, duke theksuar se një gjë e tillë duhet kundërshtuar edhe përmes protestave në rrugë.
-
Tahiri thotë se duhet hartuar një platformë ku sigurohet se s’do të ketë ndryshim kufijsh
-
Kundër Thaçit edhe Edita Tahiri, thotë se prekja e kufijve është skenar serb që çon në luftë
-
Edita Tahiri e sheh me rrezik Asociacionin për fazën finale të dialogut
-
Edita Tahiri për bisedimet me Serbinë: Kosova ka nevojë për platformën shtetërore me vija të kuqe