Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, nuk mendon që së shpejti mund të arrihet marrëveshje mes dy vendeve. Ajo thotë se Kosova nuk është e përgatitur për fazën finale, sepse nuk ka unitet politik e as kombëtar rreth platformës së dialogut.
“Mendoj që ne nuk jemi të përgatitur për këtë fazë finale sepse e para, nuk kemi një unitet as politik e as kombëtar rreth platformës së dialogut, për shkak të disonancave në qëndrime. Qëndrimi që dominon dhe jam pjesë e atij qëndrimi është që nuk ka prekje kufijsh sepse çdo prekje kufijsh në Ballkan sjell jostabilitet dhe efekte domino… E dyta, Kosova është shtet i pavarur, sovran me këto kufij sipas vullnetit të popullit të Kosovës dhe luftës për pavarësi, dhe vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare për drejtësi që ka njohur dhe vërtetuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Kjo do të duhej të ishte baza e platformës së unitetit për dialog dhe zërat që kanë folur për prekje kufijsh duhet të margjinalizohen, nuk duhet të lejohet që në emër të Kosovës dikush në botë të flasë për çështje kufijsh”, ka thënë ajo për ksp.
Ish-ministrja për dialog tha se Kosova duhet të flasë me një zë në dialogun Kosovë-Serbi dhe, sipas saj, uniteti i brendshëm është i domosdoshëm.
Ndër të tjerash, sipas saj, nevojitet ndërmjetësim euro-amerikan, duke shtuar se Amerika është aleati i parë dhe kryesor i Kosovës, por që edhe Evropa ka rëndësinë e saj.
-
Edita Tahiri për bisedimet me Serbinë: Kosova ka nevojë për platformën shtetërore me vija të kuqe
-
Për marrëveshje me Serbinë kërkohet njohje reciproke dhe ndërrim negociatorësh
-
Diskutimi në KDI: Destabilitet në rajon, nëse preken kufijtë
-
Edita Tahiri shpjegon pse u fut Kosova në dialog pas fitores në GJND
-
Çka fitoi Kosova me fusnotën dhe pse nuk do të hiqet, sipas Tahirit