Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edi Shukriu nderohet me pullë postare

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim pullën postare me emrin e njërës prej arkeologeve dhe historianeve të para në Kosovë, Edi Shukriu.

Shukriu vdiq më 17 janar të vitit 2023, duke lënë në trashëgimi vepra të shumta nga arkeologjia, historia dhe letërsia.

Ajo ishte akademike, ndërsa ishte emër i çmuar edhe në letërsi, e po ashtu kishte angazhime politike, institucionale e kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare.

“Nga sot, Posta e Kosovës lëshoi në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullës postare dedikuar njërës nga femrat më emblematike të Kosovës, Edi Shukriu. Edi Shukriu ishte akademike dhe njëra nga arkeologet dhe historianet e para, por edhe emër i njohur dhe i çmuar në lëmin e letërsisë, të angazhimeve politike, institucionale dhe kulturore në Kosovë dhe në mbarë hapësirën shqiptare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Shukriu kishte punuar në Muzeun e Kosovës nga viti 1974 deri më 1979, ndërsa më pas vazhdoi angazhimin në Universitetin e Prishtinës si profesoreshë në Degën e Historisë për arkeologjinë dhe historinë e lashtë.

Edhe Akademik Emin Riza – guri peshërëndë i studimit të trashëgimisë kulturore Kulturë 3 d. më parë Akademik Emin Riza – guri peshërëndë i studimit të trashëgimisë kulturore

Në vitin 2012 u zgjodh anëtare korrespodente në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ndërsa më 2020 u zgjodh anëtare e rregullt e saj. Nga viti 2014 ishte emëruar anëtare e Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve në Salzburg.

Ajo ishte dekoruar me çmimin “Dea Dardanica” nga MKRS-ja në vitin 2017, si dhe me çmime të shumta për krijimtari letrare.