Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë ndryshime të mëdha në Qeveri, raporton “Top Channel”. 
Në krye të Kuvendit të Shqiprëisë e ka caktuar Elisa Spiropalin, e cila e zëvendëson Lindita Nikollën, që dha dorëheqje ditë më parë. 
Te Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin në vend të Spiropalit është caktuar Taulant Balla.
E në Ministri të Brendshme në vend të Ballës është caktuar Ervin Hoxha.
Drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes e ka marrë Pirro Vëngu, që e ka zëvendësuar Niko Peleshin. 
Në Ministri të Financave në vend të Ervin Metes është caktuar petrit Malaj. 
Nënkryetar në Kuvend është caktuar Bledi Çuçi, ndërsa shef i Grupit Parlamentar të PS-së është caktuar Niko Peleshi.