Kanë mbetur edhe tre ditë për të aplikuar për Shpërblimet për Gazetarinë Antikorrupsion 2017, rikujton Acociacioni i Gazetarëve të Kosovës kolegët përmes një njoftimi të përsëritur për këtë mundësi.
Meqë po i afrohemi Ditës Ndërkombëtare Antikorrupsion, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në bashkëpunim me Kaptinën e Kosovës në kuadër të Organizatës së Parlamentarëve Globalë Kundër Korrupsionit (GOPAC), si dhe me Misionin e OSBE-së në Kosovës, të mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, (OSBE), ka shpallur konkursin për Shpërblimet në Gazetarinë Antikorrupsion 2017.
Kjo nismë, e mundësuar falë mbështetje së Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim dhe Koordinim (SDC) në Kosovë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimakrës (DANIDA), është një mundësi e mirë që publikisht të vlerësojmë kontributin e gazetarëve të guximshëm që përmes storjeve të tyre po vetëdijesojnë publikun për rreziqet e korrupsionit si dhe po shpalosin rastet që përndryshe nuk do të mund t’i shihnim.
I inkurajojmë të gjithë gazetarët që të aplikojnë me storjet që trajtojnë korrupsionin, qoftë storje të botuara, të transmetuara në radio apo televizion, në mediat e Kosovës gjatë periudhës prej 25 nëntorit 2016 deri më 25 tetor 2017.
Shkarkoni dokumentin me detaje: https://goo.gl/7JM9iA
-
AGK: 16 nëntori, afati i konkurrimit për çmimin ‘Storia më e mirë kundër korrupsionit’
-
Java Kundër Korrupsionit nis më 5 dhjetor, diskutohet për korrupsionin, llogaridhënien e transparencën
-
Sot nis Java kundër korrupsionit
-
Thirrje gazetarëve për konkurrim me shkrime mbi varfërinë në Kosovë, fituesin e presin një mijë euro
-
AGK, thirrje për aplikim për çmimin për storien më të mirë për mjedisin