Prishtina edhe këtë të diel do të jetë në testim për shndërrimin e unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet.
Sikurse të shtunën edhe gjatë kësaj dite të fundjavës disa rrugë kryesore të qendrës do të funksionojnë krejtësisht si rrugë njëkahëshe, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.
Ndër rrugët të cilat do të jenë në këtë testim dy-ditor është “Agim Ramadani”, nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës.
Rruga “UÇK” nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga “Migjeni” deri te ndërtesa e ish-OSBE-së, rruga “Luan Haradinaj” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga “Garibaldi” deri te semaforët pranë Grandit, rruga “George Bush” deri te semaforët pranë Katedrales, rruga “Eqrem Çabej” deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.
Sipas njoftimit, lëvizja e trafikut nëpër këtë unazë do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve.
{gallery}
-
Unaza qendrore e Prishtinës testohet sërish si qarkore njëkahëshe
-
Mbyllen sërish rrugët kryesore në Prishtinë të shtunën dhe të dielën
-
Unaza e Prishtinës shndërrohet në qarkore njëkahëshe për automjetet
-
Shtatë rrugë kryesore të kryeqytetit bëhen njëkahëshe në fundjavë
-
Edhe sot vazhdon testimi i unazës kryesore në Prishtinë