Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Smrekonica del nga karantina

Foto: Koha

Fshati Smrekonicë në Vushtrri është larguar nga karantina të dielen, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrisë, Xhafer Tahiri.

“Sapo bisedova në telefon me Ministrin Vitia dhe më konfirmoi që kërkesa edhe e jona, por edhe e banorëve, po realizohet sot sipas rekomandimit të IKSHPK”, shkruan Tahiri në Facebook.

Ai ka falënderuar banorët, Këshillin e Fshatit dhe kryetarin e Smrekonicës, Fidan Bejtën.

Po ashtu ka falëndëruar Policinë e Kosovës dhe stafin e QKMF Vushtrri si dhe vullnetarët që ndihmuan banorët e fshatit në këtë kohë jo të lehtë.

“Disciplina juaj është kthyer në sukses duke mos u përhapur më shumë coronavirus në mesin e banorëve. Ndërsa betejën po e fitojmë tani për tani, duhet të vazhdojmë me KUJDES, duke mbajtur DISTANCËN dhe duke respektuar orarin e qarkullimit”, shkruan ai.