Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe PDK-ja i kërkon Qeverisë koordinim me ndërkombëtarët

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që të vlerësojë situatën e sigurisë në veri dhe veprimet t’i ndërmarrje me aleatët ndërkombëtarë.

Përmes një komunikate, PDK-ja ka dënuar tendencën për dhunë nga grupet e dirigjuara nga Serbia.

“Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për tensionet e sotme në komunat e pjesës veriore të Kosovës, duke dënuar tendencën për dhunë nga grupe të dirigjuara nga Serbia. Ftojmë qeverinë që ta vlerësojë situatën e sigurisë dhe veprimet t'i ndërmarrë në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e partisë më të madhe opozitare.

Sipas PDK-së, përshkallëzimi i situatës nuk i sjell asnjë dobi Kosovës.

“Në këtë moment, të vetëdijshëm se përshkallëzimi i situatës nuk i sjellë asnjë dobi Kosovës, bëjmë thirrje për përmbajtje, rend dhe qetësi, për t'i lënë hapësirë respektimit dhe zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në reagim.

Ngjashëm sikur PDK-ja, edhe partia tjetër opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dënuar tensionet në veri, ndërsa ka kërkuar koordinim me aleatët nga Qeveria.

Të premten kryetarët e rinj të komunave në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan tentuan të hynin në objektet komunale, një ditë pas betimit, por u përballën me qytetarë serbë që bllokuan hyrjet e objekteve komunale. Policia ka ndërhyrë për t’i shpërndarë protestuesit, ndërsa të paktën dy kryetarë mësohet të kenë hyrë në objektet komunale.

Edhe Situata në veri - Në PDK kërkojnë bashkëpunim me ndërkombëtarët, në LDK e AAK heshtin Arbëri Situata në veri - Në PDK kërkojnë bashkëpunim me ndërkombëtarët, në LDK e AAK heshtin

Nga incidentet e sotme në veri, pesë policë janë lënduar, por më pas u janë kthyer detyrave policore. Ndërkohë, janë dëmtuar edhe katër automjete, përfshirë një i djegur. Është sulmuar edhe ekipi i KOHËS.

SHBA-ja e ka dënuar “aksionin e Policisë në veri”.