Një person ka vdekur në Shqipëri, pasi ishte infektuar me koronavirus. Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke njoftuar se bëhet fjalë për një 71 vjeçar nga Durrësi i cili ishte i shtrirë për më shumë se dy javë në Klinikën Infektive. Deri tash 36 persona kanë vdekur pasi janë infektuar me COVID-19.
Gjithashtu është njoftuar se janë 31 raste me koronavirus në 24 orët e fundit.
Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje.
Ndërkohë ministria e Shëndetësisë bën thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën: “të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj Covid19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër Covid 19 të jemi të gjithë bashkë!!”.
-
Gjendet e vdekur një 31-vjeçare nga Kosova në një hotel në Durrës
-
Vdes një punëtor në Prizren që ishte lënduar në vendin e punës
-
Ia ofendoi vëllanë e sëmurë, i riu në Durrës grushton për vdekje 52-vjeçarin
-
Shpërthimi i Ebolas në Kongo, vdesin 15 njerëz
-
Situatë e rëndë me zjarre në Shqipëri, dyshohet edhe për një të vdekur