Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një i vdekur e 56 raste të reja me COVID-19, të enjten në Shqipëri

Një person ka vdekur në Shqipëri si pasojë e prekjes me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë së njëjtës periudhë kohore 56 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga gjithsej 907 testime të kryera.

Numri i të shëruarve gjatë 24-orëshit të fundit është 36, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 270.510.

Numri i rasteve aktive është rritur në 371.

Sipas njoftimit të Ministrisë, shtatë persona po trajtohen në spitalet COVID, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.