Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Edhe Nisma thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë për Koha.net se deputetët e këtij grupi parlamentar përkrahin iniciativën për mbyllje të kazinove.

AAK thotë se e përkrah mbylljen e kazinove

Ai ka thënë se deputetët e Nismës do të jenë të pranishëm të premten në seancën e jashtëzakonshme, pas vrasjes së dy të rinjve në vendet e punës në kazinotë në Suharekë dhe Lipjan.

I pyetur pse s’kanë nënshkruar kërkesën për thirrje të seancës së jashtëzakonshme, Sherifi ka thënë se “me gjasë asnjë deputet s’ka qenë aty”.