Pak orë pasi qendra e Prishtinës u mbush me protestues kundër dhunimit të grave, pas publikimit të rastit të dhunimit të një 11-vjeçareje në kryeqytet nga pesë persona, protestë është organizuar edhe në Tiranë.
Qytetarët kanë protestuar të mërkurën në mbrëmje kundër mosndëshkimit të dhunuesve e dështimit të autoriteteve në parandalim.
Protesta në Kosovë dhe Shqipëri ka ardhur pas dhunimit të një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë javën e shkuar. “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Eduko djalin” dhe “Gra armatosuni”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve në protestën e së mërkurës në Kosovë.
Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona. Në mesin e të arrestuarve janë tre të mitur.
{gallery}
-
Nis protesta kundër dhunimit të grave
-
“Jo, domethënë jo”, foto e mesazhe nga protesta kundër dhunës ndaj grave
-
Dhunimi i 11-vjeçares nxit thirrjet për drejtësi në protestën në Ferizaj
-
Sot protestohet për të kërkuar drejtësi për dhunimin e 11-vjeçares
-
Protestë në Prishtinë pas dhunimit të 11-vjeçares