Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt, i është bashkuar kritikës në lidhje me situatën në Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verefikim të Pronës.
Duke shpërndarë reagimin e Ambasadës së SHBA-së, përmes së cilës ajo dha dorëheqje nga Bordi i këtij institucioni, Heldt ka thënë se postet publike në Kosovë shihen si dhuratë.
“Nuk është se në këtë vend nuk kishte njerëz të arsimuar dhe shumë të kualifikuar për pozitat e larta, përkundrazi! Por për sa kohë që postet publike shihen ekskluzivisht si dhurata, askush nuk duhet të presë që ata që po përpiqen të ndihmojnë dhe të mbështesin, që vetëm të ulen dhe të shikojnë”, ka shkruar Heldt.
Lexo edhe: O’Connell: Nepotizmi, korrupsioni e kapja e shtetit do ta shkatërrojnë Kosovën
Shoqëria Civile kërkon shkarkimin e “Ftyrës” për "t’ia shpëtuar fytyrën Kosovës"