Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka përkrahur deklaratën e Ambasadorit Amerikan, Philip Kosnett, se nuk e mbështesin asnjë nga kandidatët apo partitë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Heldt me këtë rast ka rikujtuar vendi i tij i qëndron besnik procesit se si funksionon demokracia.
“Disave u duket e vështirë të besojnë se ne u mbesim prapa pozicioneve dhe kuptimit se si funksionon demokracia. Faleminderit Ambasadë e SHBA-së që e ktheve në kujtesë atë që e thamë bashkërisht një muaj më parë. Ia vlen të lexohet”, ka shkruar ai në Twitter.
Më herët gjatë ditës, Ambasada e SHBA-së në Kosovë reagoi duke thënë se Qeveria amerikane nuk e përkrah asnjë parti politike apo kandidat në zgjedhjet në Kosovë.

-
SHBA-ja thotë se nuk përkrah asnjë kandidat
-
Ambasadori gjerman uron Kosovën për zgjedhjet: Do të bashkëpunojmë me institucionet e reja
-
SHBA-ja u bën thirrje partive politike në Kosovë t’i ndalin dezinformatat
-
Kosnett: Kosova ka nevojë për gjyqësor që nuk i nënshtrohet politikës
-
Kosnetti takon Kurtin në selinë e VV-së