Gjykata Themelore në Prishtinë ka marr vendim për vazhdim të paraburgimit edhe për dy muaj, për tre të dyshuarit për sulmim terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës, Mirlinda Gashi.
Në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Bansjkë, i cili ka ndodhur më 24 shtator, ishte vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe ishin plagosur dy policë të tjerë.
Në shkëmbimin e zjarrit në mes të Policisë dhe grupit të armatosur serb ishin vrarë edhe tre sulmues.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kishte publikuar pamje të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, duke thënë se ai ishte udhëheqës i grupi. Radoiçiq pa kësaj e mori përgjegjësinë për sulmin dhe dha dorëheqje nga pozita e nënkryetarit në Listën Serbe.
-
Tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë iu vazhdohet paraburgimi
-
U vazhdohet edhe për 2 muaj paraburgimi tre të dyshuarve
-
Të dyshuarve për sulmin në Banjskë u vazhdohet masa e paraburgimit
-
Një muaj paraburgim njërit prej sulmuesve në veri
-
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë