Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“E diela me Koha Ditore” për problemet e Ferizajt me urbanizmin dhe ndërtimet

Ferizaj nën titullin “Të bashkuar kundër ligjit” është kryetemë e së dielës në ‘Koha Ditore’.

Shkrimi kryesor për këtë temë trajton kërcënimin që paraqet Plani Zhvillimor Komunal për banorët, paqartësitë dhe problemet e këtij plani me ligjshmërinë dhe ngritjen e një objekti afër monumentit të mbrojtur.

Për temën e së dielës, vjen edhe komenti “Ta shkatërrosh qytetin e ri”.

Në intervistë, Albulena Nrecaj, nga Iniciativa për Progres, tregon se pse biznesi me ndërtime është interesi kryesor i partive.

Reportazhi i së dielës sjell tri fshatrat me asfalt e pa banorë në komunën e Shtimes.

Edhe E diela me “Koha Ditore” u kushtohet qindra-mijëra ndërtimeve ilegale në vend Arbëri E diela me “Koha Ditore” u kushtohet qindra-mijëra ndërtimeve ilegale në vend

“Të mirat e jetës në izolim” dhe “Loja e jetës dhe vdekjes për të shkelur Evropën”, janë shkrimet që mbulojnë faqet e botës.

Nga teatri “Dodona”, Valdet Rama sjell 7 shkronja për raportin e njerëzve me kukullat.

Fejtoni vazhdon me serinë e publikimeve nga libri “Shqipëria, shteti jetim i Evropës”.

Në Kosovarçe, vjen rrëfimi për infermierin boshnjak që punon si vullnetar tash e dy vjet në emergjencën e QKMF-së në Lipjan.

Shkrimet për “Klarinetën që jehon prej skenave prestigjioze deri në burg” dhe ai për “Artistin e dizajnëve që shëtit botën” zënë vend në faqet e kulturës.

Ferizaj kthehet në “monument” me simbolin e saj të kulturës.

Edhe E diela me “Koha Ditore” me shkrime ekskluzive për premtimet e kryetarëve të komunave në zgjedhje Arbëri E diela me “Koha Ditore” me shkrime ekskluzive për premtimet e kryetarëve të komunave në zgjedhje

Në mesin e shumë shkrimeve nga sporti, mund të lexoni për xhudisten që la luksin e Zvicrës për t’u bërë kampione në Kosovë, “armën kryesore të Skënderbeut” dhe golin e vajzës nga Kosova që kujton atë të Thierry Henryt.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund të lexoni në numrin e së dielës me “Kohën Ditore”.


“E diela me Koha Ditore” për problemet e... by kohanet